Montella për ekipin turk: Janë burra të vërtetë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Montella për ekipin turk: Janë burra të vërtetë
montello
30/03/2026 - 18:32
Linku u kopjua

Në prag të duelit historik, tekniku italian i Turqisë Vincenzo Montella shpërtheu në emocione: “Para se të ishin futbollistë të mëdhenj, ata kanë treguar një gatishmëri të plotë... janë burra të vërtetë,” deklaroi ai, duke lartësuar karakterin e grupit që e bëri atë trajnerin me rekordin më të suksesshëm në historinë e Turqisë.

Duke reflektuar mbi rrugëtimin 2.5 vjeçar, ai shtoi me krenari: “Kur veshin atë fanellë, e dinë se përfaqësojnë një vend, miliona njerëz dhe miliona fëmijë" u shpreh Montella.

“Pavarësisht rezultatit të nesërm... gjykimi im për këta futbollistë sigurisht që nuk do të ndryshojë. Ata kanë qenë të jashtëzakonshëm.” Me sytë nga e nesërmja, ai e mbylli fjalimin me një dëshirë të qartë për t'i dhënë fund këtij cikli me lavdi: “Shpresoj të festojmë nesër për të kurorëzuar këtë rrugëtim.”

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026