Momenti kur LeBron James bënë histori në NBA (VIDEO)
Lexohet për: 2 min.
6-Momenti Lebron James
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ylli amerikan i basketbollit ka shkruar histori në NBA, duke e thyer rekordin për më së shumti pikë të shënuara.

Totali i pikëve në karrierën e tij arriti në 38,388 me një gjuajte për dy pikë, kur kishin mbetur edhe 10.9 sekonda në çerekun e tretë të ndeshjes së Los Angeles Lakers kundër Oklahoma City Thunder.

Kështu, James e tejkalon Karem Abdul-Jabbar me më së shumti pikë në histori të NBA, rekordi ky që u mbajt nga Abdul-Jabbar për afro katër dekada.

James festoi ndërsa Abdul-Jabbar u ngrit nga vendi i tij dhe duartrokiti, dhe loja u ndërpre pasi disa anëtarë të familjes së James hynë në parket.

“Vetëm dua të ju them faleminderit, faleminderit atyre që besojnë te Lakers. Ju djema jeni të veçantë. Ta kem mundësinë që të jem në prezencën e një legjende si Kareem, është përulëse. Ju lutem jepeni një duartrokitje të madhe për Kapitenin, ju lutem”, tha James.

“Unë ju falënderoj shumë që më lejuat të jem pjesë e diçkaje për të cilën kam ëndërruar gjithmonë”, tha më tej James.

Më poshtë e gjeni momentin kur James thyen rekordin e famshëm të Abdul-Jabbar dhe bëhet basketbollisti me më së shumti pikë në NBA.

NBA on Twitter: "38,388 POINTS LeBron James hits the fadeaway jumper to become the NBA’s all-time leading scorer! #ScoringKing https://t.co/P5LyTZAZn3" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024