Hovenier me mesazh lamtumirës: Mezi pres të shoh se çfarë do të arrini më 2025
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Jeffrey Hovenier
15 orë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka mbajtur një video-adresim me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Ai ka thënë se ndihet i nderuar të shërbej si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës dhe të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar një Kosovë sovrane, të pavarur, multi-etnike, demokratike dhe të begatë.

“Mezi pres të shoh se çfarë do të arrini ju, populli i Kosovës, në vitin 2025 dhe më tej. E di që do të jetë e mahnitshme. Gëzuar festat!”, ka thënë diplomati amerikan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024