Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se tashmë asnjë ministër apo vartës i ministrisë nuk do të ketë më qasje në prokurimet e tenderëve.
Kryeministri Rama tha se që nga 25 prilli prokurimet e tenderëve operohen nga shoqëria publike e operatorit për blerje të përqendruara.
Kryeministri foli në mbledhjen e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste për politikanët e korruptuar, përfshirë edhe atë të PS-së. Ai theksoi se nuk mban në post asnjë politikan që vjedh.
Rama theksoi se polikanët që vjedhin duhet të shkojnë e të hetohen në SPAK, ndërsa i cilësoi si “mollë të kalbura”.
Kryeministri Rama i është përgjigjur po ashtu raportimit që kreu i SPAK, Altin Dumani bëri javë më parë në KLP ku theksoi uljen e numrit të denoncimeve të rasteve të korrupsionit nga ana e institucioneve shtetërore.
Rama tha se pushteti ekzekutiv nuk mund të hetojë në mënyrë të brendshme korrupsionin por mund të ngushtojë hapësirat për kryerjen e kësaj vepre penale në institucione. Ndërsa shtoi se ulja e numrit të denoncimeve është lajm i mirë sa i takon impaktit që veprimtaria e SPAK ka dhënë sa i takon parandalimit të rasteve të korrupsionit.