Moldavia dëbon punonjësin e ambasadës ruse pasi arrestoi dy zyrtarë lokalë
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Moldavia njoftoi sot se dëboi një punonjës të ambasadës ruse pas ndalimit të dy zyrtarëve lokalë me akuzat për "tradhti dhe komplot".

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme tha se thirri ambasadorin rus Oleg Vasnetsov dhe i dorëzoi atij një notë që e shpallte anëtarin e stafit si "persona non-grata".

Vendimi është marrë bazuar në aktivitetet e kryera nga punonjësi që janë "të papajtueshme me statusin diplomatik".

Vërejtjet e ministrisë vijnë një ditë pasi Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës i Moldavisë (SIS) tha se arrestoi dy zyrtarë qeveritarë, të cilët dyshoheshin për "tradhti dhe komplot" kundër vendit në komunikimet e tyre me një punonjës të një ambasade në kryeqytetin Kishinau.

SIS nuk specifikoi se për cilën ambasadë bëheshin akuzat, megjithëse shumë media lokale iu referuan misionit diplomatik të Rusisë.

Misioni rus i kishte cilësuar raportet "një tjetër manifestim i ndjenjave antiruse në Moldavi".

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Moldavisë janë përkeqësuar që nga viti 2003 dhe janë degraduar plotësisht që kur Maia Sandu pro-perëndimore u zgjodh presidente në vitin 2020.

Dënimi i Sandu për "operacionin special ushtarak" të Rusisë në Ukrainën fqinje ka përshkallëzuar më tej tensionet. Ajo ka akuzuar publikisht Moskën për përpjekje për të orkestruar rrëzimin e saj dhe për të “destabilizuar” Moldavinë. Rusia i ka mohuar pretendimet. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024