Mogherini: Një nga efektet e fitores së Trump, pranimi i anëtarëve të rinj në BE
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës, duke folur gjatë një konference në Beograd, vlerësoi se një nga efektet e ardhjes në pushtet të administratës Trump do të jetë anëtarësimi i një ose dy shteteve të reja në Union.
Do të shpresojmë theksoi ajo që të ndodh kështu, duke shtuar se produkt i rikthimit të Donald Trump në pushtet do të thotë më shumë investime në sigurinë dhe mbrojtjen në Evropë.
Duke parafrazuar ekonomistin francez Jean Monnet, ajo citoi se: ”BE-ja duhet të jetë në prag të një katastrofe për të qenë në gjendje të veprojë shpejt dhe e bashkuar”.
Mogherini shtoi se kur perceptimi i përmasave të sfidës ndahet mes liderëve të BE-së, vendimet merren shpejt.
Ajo përmendi një front të bashkuar që BE bëri pas Brexit dhe gjatë pandemisë COVID si shembuj të kësaj, transmeton ATSh.
“Nuk ka asnjë vend në Evropë që është mjaft i madh për të negociuar vetëm me Trump. Kjo është arsyeja pse, edhe nëse Trump është për qasje dypalëshe, ata duhet të jenë të bashkuar edhe për atë tryezë të bisedimeve”, tha Mogherini. /europeanwesternbalkans/