Modriq do të udhëheq Kroacinë në Botëror për herë të pestë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Modriq do të udhëheq Kroacinë në Botëror për herë të pestë
Projekti Ri (30)
18/05/2026 - 16:58
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliq, ka publikuar listën zyrtare prej 26 futbollistëve të ftuar për Kampionatin Botëror 2026.

Siç pritej, njeriu që do të udhëheqë sërish ekipin kroat është kapiteni i tyre legjendar, Luka Modriq, i cili do të luajë në Botërorin e pestë në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Daliq ka vendosur të ruajë bërthamën e skuadrës rreth veteranëve të dëshmuar si Modriq (i cili tani luan për AC Milan), Mateo Kovaçiq dhe Ivan Perishiq.


Me këtë grumbullim, Luka Modriq konfirmon jetëgjatësinë e tij të rrallë në elitën e futbollit botëror.

Ky Botëror i pestë në karrierën e tij nuk është thjesht një arritje statistikore, por dëshmia e fundit e një lideri që, edhe në moshën 40-vjeçare, mbetet truri dhe shpirti i kombëtares kroate në skenën ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026