Në Bruksel nuk ka marrëveshje edhe pse u mbarsë opinioni me pritshmëri.
Në takim, u arrit dakordësija që të vazhdojë dialogu ”ngase ende ka kohë”!
Pytje: A mundet BE ta shtyej datën 01/09/2022 për vitin tjetër?!
Shteti i Kosovës duhet patjetër deri në fundë të këtij viti ta ketë të zgjidhur problemin, së pari, me vetëvetën rreth rrespektimit të marrëveshjeve ku ka nënshkrue si shtet palë; ti respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të kapërcej hexhemoninë ruse që e mbanë peng duke i vënë gurë nën rrota, qe 22 vite.
Kosova duhet të ecë si shtet, ti mbrojë monumentet e kulturës ndërtuar ndër shekuj bashkë me pronat dhe personelin; duhet ta formoj ushtrinë dhe ti mbrojë asociacionet si toka shtetrore!
Republika e Kosovës shtet i pavarur e sovran, në miqësi të përjetshme diplomatike e ushtarake me SHBA-të nuk ka alternativë!
Mjaftë ”koka” kryeministrash shqiptarë ka ngrënë statusquoja.
Shqiptarët, patjetër duhet dalë nga kjo spirale e BE-së, më së largu me datën 01/09/22 dhe dera është Marrëveshja e zotimeve në Shtëpinë e Bardhë, e cila edhe sipas Presidentit aktual Baiden duhet të zbatohet në plotni!