Mjaft më me filma, Haradinaj reagon pas shpërthimeve në veri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shpërthimeve në veri, duke thënë se ato manifestojnë mungesën e qasjes pro-aktive të Qeverisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se shpërthimet e sotme në Ibër dhe Zubin Potok janë pasojë e një politike të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në veri, teksa ka kërkuar nga institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane në Kosovë. 

"Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Naiviteti dhe mos njohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma", shkruan ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024