“Mjaft me fluturime 18-orëshe…”, Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Islamabad për bisedime
Dëgjoje me zë...
“Mjaft me fluturime 18-orëshe…”, Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Islamabad për bisedime
Foto Arkiv
Presidenti amerikan Donald Trump i tha Fox Neës se të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk do të shkojnë më në Pakistan për bisedime, transmeton BBC.
Aty citohet presidenti të ketë thënë: “Kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe duke ndenjur ulur e duke folur për asgjë.”
Pika kryesore e mosmarrëveshjes duket se mbetet Ngushtica e Hormuzit, ajo rrugë ujore vendimtare të cilën të dyja palët tani e kanë bllokuar. Fakti që një çështje që nuk ishte as në axhendë para fillimit të luftës, tani është në qendër të vëmendjes, sugjeron se një zgjidhje e qëndrueshme për këtë çështje është shumë larg.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se emisarët Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të angazhohen në një “bisedë ballë për ballë” me përfaqësuesit iranianë.