Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis shprehu besimin se Demokracia e Re do të del fituese e madhe në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, duke ripërsëritur suksesin e partisë në zgjedhjet parlamentare të 2023, gjatë fjalimit të tij para qytetarëve në Giannitsa të premten pasdite.
Abstenimi përbën një rrezik të madh për zgjedhjet evropiane”, deklaroi Mitsotakis, i cili akuzoi opozitën për neglizhencën e çështjeve evropiane të nesërmen e zgjedhjeve dhe fokusimin vetëm në situatën e brendshme politike.
Duke iu referuar rajonit Pella, kryeministri grek përmendi se gjatë pesë vjetëve të fundit Organizata Greke e Kompensimeve Bujqësore (ELGA) ka dhënë 400 milionë euro kompensim bujqësor.
Mitsotakis u prit në Giannitsa nga guvernatori Rajonal i Maqedonisë Qendrore Apostolos Tzitzikostas dhe shëtiti përgjatë rrugës së këmbësorëve duke u përfshirë në biseda me tregtarët dhe qytetarët. /ANA-MPA