Mitrovica nderon dëshmorët
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, drejtues komunalë, familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol.

Për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre, kryetari Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Pjesëmarrës në këto homazhe ishin edhe përfaqësues të institucioneve tjera lokale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari Hamza tha se liria që gëzojmë sot është dhuratë që dëshmorët e paguan me çmimin më të shtrenjtë- vetë jetën.

“Mitrovica i ka dhënë shumë Kosovës, në çdo etapë të ekzistencës së saj. Por trimëria dhe flijimi i dëshmorëve në luftën e fundit, është traseja më e dhimbshme e vendit tonë, në rrugën e gjatë të përpjekjeve, për të realizuar të drejtën e të jetuarit të lirë. Dëshmorët e Mitrovicës, martirët dhe civilët janë gurthemeli i vet ekzistencës tonë, janë garancia e dhënë me detyrën me të shtrenjtë - flijimin, që ne sot të jetojmë të lirë dhe të pavarur, të punojmë e zhvillohemi. Sot dhe çdo ditë përulemi përpara veprës heroike të dëshmorëve të Mitrovicës,” tha Hamza.

Ky përvjetor u organizua nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024