Mitrovica mbështet fëmijët me autizëm, nga 50 euro për secilin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mitrovica mbështet fëmijët me autizëm, nga 50 euro për secilin
02/04/2026 - 11:37
Linku u kopjua

Në shënim të Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për ndarjen e nga 50 eurove për fëmijët me autizëm.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka bërë të ditur se ky vendim përfaqëson një demonstrim të vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional ndaj kësaj kategorie, duke theksuar se është gjithashtu një zotim për mbështetje edhe në forma të tjera në të ardhmen.

Sipas tij, angazhimet institucionale do të jenë gjithëpërfshirëse, me qëllim avancimin e pozitës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për fëmijët me autizëm.

Në fund, ai ka theksuar se një shoqëri e zhvilluar duhet të kujdeset për të gjitha kategoritë e saj, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes sociale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026