Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
337536011_2915307471934755_4059272706690591388_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mitrovica e Veriut i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar sot asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli.

Ajo ka shkruar se sot në Kuvendit Komunal është votuar pro këtij vendimi dhe se bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat, raporton KosovaPress.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 23 prill, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Veriut./KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/asociacioni-i-komunave-te-kosoves-pranohet-ne-organizaten-evropiane-euregha/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025