Krijesa politike, e takimit të Brezovices KAN, me padrinon e tyre politik, e filluan rrugëtimin politik me shantazhim, abuzime e refuzim.
Abuzuan me lëvizjen studentore 1997, për të shantazhuar e kundërshtuar Presidentin Rugova, në procesin politik të rezistencës paqësore aktive por, që marioneta surrojane Kurti, as vetë nuk u bë pjesë e lëvizjes ushtarake për çlirim. (deklarata në koment).
Abuzuan me disa komandant njësish në teren, duke i emëruar në detyra drejtuese e komanduese, për ta përçarë e sabotua luftën e UÇK, duke krijuar trekëndëshin e përçarjes të adninistruar në prapavij politike nga padrinoja politik i Kurtit.
Abuzuan me këta komandant lokal, për të sabotuar dhe shantazhuar vendimmarrjen në Rambuje, duke kërcënuar në emër të patriotizmit komunist, edhe pse në fakt refuzuan të rreshtohen në radhët e UÇK, në emër të kursit paqësor siç ka deklaruar vet Albini atë botë, ndërsa sot pa fije turpi mbajnë statusin e "veteranit luftëtarë".
Abuzuan me qytetarët, e pa informuar për të refuzuar Vienën dhe Ahtisarin.
Abuzuan me qytetarët, me propagandë tipike serbofilësh, për ti urryer vlerat e luftës dhe lirisë deri aty sa, bartësit e luftës ti quajnë e trajtojnë si kriminel, edhe vet aktin e pavarësisë e quajtën akt tradhtie.
Abuzuan edhe kundër procesit të ndarjes me kufij, pra ratifikimit të kufijve të Kosovës, me ish Republikat e Jugosllavisë, tani më shtete të pavarura, si ajo me Malin e zi, ajo që ishte kryer me Maqedoninë dhe mbetej vetëm me Serbinë.
Abuzuan me procesin politik, duke e shpallur ditë çlirimi 14 Shkurtin 2021, pra si ditën e çlirimit nga vet çlirimtarët, që tashme po e ndërtonin shtetin duke e bërë institucionalisht funksional.
Abuzuan me qytetarët në çdo proces zhvillimor si: shkatërrim ekonomik, varfërim social, falimentim politik të shtetit, duke mos u lënë qytetarëve zgjidhje tjetër veç ikjes nga vendi. Sa ishin në opozitë, LVV organizoi eksod, me autobus nëpër Serbi, e tani që janë në pushtet, me krim, korrupsion, krim të organizuar, vjedhje, abuzime, shantazhe, presion në vendet e punës, nepotizëm e kapje të shtetit, varfërim të skajshëm, poshtërim të vlerave sublime të lirisë, zhbërje të shtetit, degradim juridik e kushtetues, degradim të arsimit, degradim të shëndetësis, degradim të bujqësis, degradim të infrastrukturës rrugore, pra me presion shtetërorë po e bën Kosovën vend ku askush nuk dëshiron të jetoj.
Abuzuan dhe i nxiten qytetarët kundër SHBA, si i vetmi aleat yni që na ndihmoj ta bëjmë luftën, ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë, e ta ndërtojmë shtetin dhe ushtrinë, në proces, që po garantojnë me forcë e politikë ekzistencën tonë dhe mbijetesën si shtet në mes të "ujqërve karaptian" mu si Izraeli në mes të "ujqërve aziatik".
Abuzuan me qytetarët dhe procesin politik, në emër të teorive kurto-surrojane demagogjike kundër interesave të shtetit, duke synuar “reformatimin e dialogut dhe marrëveshjeve të arritura” që soli deri te marrëveshjet antikushtetuese për Kosovën dhe regres kundër interesave të vendit, duke e stërkequr procesin e dialogut. Përmbushi premtimin me teorinë e “republikës së tretë” dhe autonomisë për serbet kolon, me “Alternativen e re” siç edhe kishte premtuar para ardhjes në pushtet.
Abuzuan me procesin dhe tani po përmbushin agjendat e sponsorëve të tyre politik, pra mafies ruse në Ballkan, agjendave të Osman Atalajt një bashkëpunëtor i Osama Bin Laden dhe muxhahedinve të Iranit, përmes të cilëve edhe e realizoj publikimin e qarkores në formë aktpadie, për ta ndalur nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtoni me njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi.
Pas refuzimit ta implementojnë Marrëveshjen e Washingtonit që e stabilizonte Kosovën të ecën e pavarur përpara, e pa penuar nga Serbia dhe interesat ruse në rajon, mos përfilljes së njohjes nga Izraeli të pavarësisë, që më se miri e kupton peshën e kthimit në "tokën e premtuar", siç është dhe Dardania Antike për dardanët kosovar sot, refuzimit të bënifiteve që sillte kjo Marrëveshje në aspektin ekomomik, infrastrutkuror dhe zhvillimor strategji përmes gazit izraelito-amerikan nga MCC, marrjes së njohjes nga Greqia e Qipro, pengimit njëherë e përgjithmonë të interferimit rus përmes “GASPROMIT” në Ballkanin Perëndimor dhe ketë pjese të Evropës, i raportoi padronit të Euro-Azisë se po i thotë “MIRUPAFSHIM SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS” por dhe njohjes nga Izraeli.
Për ketë sakrificë, e para e shtetit e fitoj një operacion falas për rregullim të pamjes fizike që e shfaqi “yll” në ceremoninë e inaugurimit të Mbretit Charls të Mbretërisë së Bashkuar. Kurse Kryeministri do ti marrë pesë “DRON LUFTARAK” në momentin që Ne si shtet e marrim vet kontrollin mbi hapësirën tonë ajrore, ngase për momentin e ka Hungaria.
Tani më, kur me marrëveshjet e pa nënshkruara në Bruksel e Ohër, mëqe janë bërë në mes, siç konsideron Presidenti (i tij, pra Albinit) dhe i Serbisë Vuçiq, i cili siç deklaron, endë na konsideron pjesë integrale kushtetuese të Serbis, në ketë cilësi edhe pranoi Kurti të bisedoj, “si përfaqësuese i komunitetit shqiptarë”, protagonistët e tradhtisë ndaj shteti të Kosovës po i thotë “MIRUPAFSHIM BE”.
Kjo, vërtetë ngriti emocione të mëdha instiktive tek trushpërlarët analfabet funksional, ndjekës të kurtizmit alias surroizmit, si filozofi e tradhtisë, por shtrohet pyetja se, kujt do ti thuhet “MIRË SE VJEN”?!
Kështu që shumë shpejtë, do t’iu duket normale kurtistëve e surroistëve, që ta dëgjojnë liderin e tyre, peng të së kaluarës dhe rrugëtimit të vet politik, të sëmurë nga dëliri i madhështisë dhe pushtetit, duke thënë “MIRË SE ERDHE RUSI /Добро пожаловать Россия”
Këta janë abuzuesit më të mëdhenj që do i mbaj mend historia, e të cilët lideri i tyre suprem Kurti, pjesën dërmuese të tyre, të cilëve ky ua ka shpërlarë trurin, i quan “analfabet funksional”, prandaj edhe ende i besojnë dhe e ndjekin pas.