Miroviq: Regjimi i Vuçiqit largoi nga puna serbët të cilët kishin bindje tjera politike
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Miroviq: Regjimi i Vuçiqit largoi nga puna serbët të cilët kishin bindje tjera politike
fotonjaziu
15/05/2026 - 14:43
Linku u kopjua

Profesori serb Dejan Miroviq pohon se mbi 30 serbë janë larguar nga institucionet shëndetësore dhe arsimore që funksionojnë në kuadër të strukturave serbe në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi i cili i referohet deklaratës së këtij profesori, largimet janë bërë për shkak të “qëndrimeve politike në kundërshtim me interesat e popullsisë serbe në Kosovë”, si dhe për “aktivitet në rrjetet sociale që është cilësuar si nacionalist”.

Miroviq citon edhe zhvillime të mëhershme politike dhe tensione në komunitetin serb në Kosovë, duke i lidhur ato me proceset politike dhe përfaqësimin e Listës Serbe në institucione. Profesori përmedn vrasjene  politikanëve serbë në Kosovë, sulmin terrorist në Banjskë. Incidentet e ndrysmë që sipas tij u realizuan me urdhër të Listës Serbe dhe vet Vuçiqit.

"E ashtuquajtura Listë Serbe ose më saktë Lista e Vuçiqit u formua në vitin 2013 pas thirrjes ose lutjes së Vuçiqit drejtuar NATO-s dhe Prishtinës që t'i jepnin 45 minuta për t'u marrë me serbët nga Kosova që ishin kundër ‘Marrëveshjes së Brukselit’. Pasi lista e Vuçiqit erdhi në pushtet, udhëheqësit e opozitës Oliver Ivanoviq dhe Dimitrije Janicijeviq u vranë, u kryen sulme ndaj pronës private dhe partiake dhe jetës së Slavisha Ristiq dhe Dr. Marko Jakshiq, mbi 80 automjete u dogjën vetëm në veri të Kosovës, rektori Srecko Milaciq u qëllua me gurë, u qëllua me breshëri zjarri në redaksinë e KoSSev, serbët u shtynë mbi barrikada dhe u vranë në Banjska, dhe studentët serbë në Kosovë që mbështesin kolegët e tyre në Serbinë qendrore kërcënohen vazhdimisht. Për të mbuluar të gjitha këto, po organizohet një tubim i ri për Vidovdanin ose një përballje e re, këtë herë me studentët serbë në Serbinë qendrore. Serbët e guximshëm dhe të ndershëm të punësuar në arsim dhe kujdes shëndetësor në Kosovë, të cilët refuzojnë të shkojnë në këtë tubim dhe të marrin pjesë në përballjen me studentët jo vetëm në Kosovën e Mitrovica, por edhe në Serbinë qendrore, po humbasin vendet e tyre të punës masivisht në Kosovë këto ditë. "Faji" i tyre i vetëm dhe i supozuar është se nuk duan të marrin pjesë në një tjetër gënjeshtër dhe mashtrim anti-serb të tradhtarit Vuçiq dhe listës së tij të errët”, shkruan kjo faqe e Telegram, dukeiu referuar profesorit serb, i cili ëshë ndër të paktën profesorë që jetojnë në Mitrovicën e Veriut dhe që kanë dalë hapur në mbështetje të studentëve në bllokadë në Serbi.

Ai gjithashtu pohon se punonjës në arsim dhe shëndetësi që nuk pranojnë të marrin pjesë në aktivitete politike ose tubime po përballen me pasoja në vendet e tyre të punës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026