Kuvendi ka miratuar Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë. Një nen i këtij projektligji u mundëson qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të kenë pronësi mbi pronën e tyre në Kosovë. Por, pajtueshmëri të gjithë mazhorancës nuk po ka në secilin projektligj. Vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim për projektligjin për gjendjen civile.
Mazhoranca ka qenë kundër edhe projektligjit për automjete, ku nëntë deputetë votuan për, kundër tij ishin 52 deputetë.Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli shprehi kundërshtinë e saj për këtë propozim.
Në seancën e sotme plenare, kryeparlamentari Glauk Konjufca u ka tërhequr vërejtjen anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët nuk po marrin pjesë në seanca plenare. Në rend dite ka qenë shqyrtimi i projektligjit për menaxhimin e resurseve ujore, por i pranishëm nuk ishte ministri i Mjedisit, Liburn Aliu.Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi tha se një nen i këtij ligji mundëson që qytetarët nga Lugina e Preshevës të kenë pronë në Kosovë. Ndërkaq, vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim për projektligjin për gjendjen civile.
Nuk është miratuar as projektligji për provimin e maturës shtetërore.