Miratohet në parim projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua
Me 61 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënvizuar se me këtë projektligj po rregullohen çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve, të cilat do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen.
Ai tha se ky është një moment i rëndësishëm për ngritjen e sistemit shëndetësor në nivel të ri.
Deputeti nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta ka kërkuar që ky projektligj të sigurojë sigurim të plotë shëndetësor nga shteti për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se tashmë si qeveri e kanë adresuar këtë çështje. Sipas tij viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës do të gëzojnë sigurime të plota shëndetësore të mbuluara nga shteti.