Miratohet ligji për pagat në sektorin publik
Lexohet për: 1 min.
kuvendi 2021
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për pagat në sektorin publik.

Për miratimin e tij kanë votuar deputetët e pozitës me gjithsej 63 vota për, një abstenim ndërsa opozita nuk ka votuar fare.

“64 deputetë votuan, 63 për, asnjë kundër, një abstenim, kalon projektligj për pagat në sektorin publik”, ka thënë Konjufca.

Projektligji ka kaluar me miratimin e amdandamenteve të propozuara nga qeveria por jo edhe ato të propozuara nga deputetët e opozitës.

“Nga ajo që u pa deri më tani asnjë amendament nuk po kalon nga opozita, andaj mos u befasoni që edhe vota ime po besoj edhe një numër i deputetëve të Partisë Demokratike, nuk do të jenë aty ku ju duhen votat. Andaj mos na sillni në atë pozitë që edhe në marrëveshjet ndërkombëtare mos me votu”, ka thënë deputeti i PDK-së, Isak Shabani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024