Trajneri Edoardo Reja ka shpallur sot listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar në Kombëtaren shqiptare për miqësoret ndaj Italisë dhe Armenisë, me të dyja sfidat që do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Të gatshëm për dy testet do të jenë pjesa më e madhe e lojtarëve bazë të Kombëtares, ndërsa do të ketë disa mungesa të ndikuara nga problemet fizike.
Risia është grumbullimi sërish i tre lojtarëve nga kampionati shqiptar, të cilët ishin pjesë e kuqezinjve në dy miqësoret e Arabinë Saudite dhe Katarin. Më konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësi Erdenis Gurishta, Eneo Bitri dhe Andi Hadroj.
Konfirmohet edhe ftesa për Kristal Abazaj me sulmuesin që ishte pjesë e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Reja edhe për këto dy sfida.
Miqësorja Shqipëri-Itali do të luhet datë 16 nëntor dhe fillon në ora 20:45, ndërsa Shqipëri-Armeni luhet më datë 19 nëntor duke nisur nga ora 17:30.
Më poshtë, edhe lista e Kombëtares me emrat e 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet: