Pas seancës stërvitore të sotme, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha tha se ndeshjet miqësore të këtij muaji lojtarët do t’i shfrytëzojnë për ta kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij.
Berisha është pjesë e grumbullimit të trajnerit Franco Foda për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Armenisë dhe Hungarisë, raporton KosovaPress.
“Këto dy ndeshje do t’i shfrytëzojmë për të kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij, të krijojmë grupin dhe të bëhemi sa më të fortë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sot kemi punu më shumë taktikisht, ndërsa nesër do të punojmë më shumë për fazën defanzive. Duhet te adaptohemi sa më shpejtë. Janë dy ndeshje miqësore por të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë sepse na ndihmojnë për atmosferën në ekip”, tha Berisha.