Minuta e heshtjes për viktimat e 17 marsit 2004 në KK të Mitrovicës së Veriut pa asamblistë shqiptarë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Minuta e heshtjes për viktimat e 17 marsit 2004 në KK të Mitrovicës së Veriut pa asamblistë shqiptarë
tu-dal-nga-kk-
17/03/2026 - 18:18
Linku u kopjua

Në përvjetorin e 22-të të trazirave të 17 marsit 2004, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut mbajti një seancë përkujtimore.

Aida Ferati-Doli, asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje, braktisi seancën e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut pasi kryetari i Kuvendit, Ivan Zaporozhac, i ftoi këshilltarët që të nderonin me një minutë heshtje të gjitha viktimat e trazirave të 17 marsit 2004.

Ndërsa, këshilltari tjetër shqiptar në këtë Kuvend, Emir Azemi i PDK-së, nuk ishte i pranishëm në sallë.

22 vjet më parë, më 17 mars 2004, pati ndodhur ngjarja e rëndë në Lumin Ibër në fshatin Qabër të Zubin Potokut, ku tre fëmijë shqiptarë humbën jetën. Njëri prej fëmijëve që shpëtoi ka treguar se ata ishin ndjekur nga qen të fqinjve serbë nga ana tjetër e lumit. Ky incident pati  shkaktuar revoltë të qytetarëve shqiptarë dhe më 17 mars nisi një valë protestash në të gjithë Kosovën, që eskaluan në dhunë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026