Jagxhiu: Projektligji për plotësim të llogaridhënies së agjencive ekzekutive, avancon procesin e racionalizimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Jagxhiu: Projektligji për plotësim të llogaridhënies së agjencive ekzekutive, avancon procesin e racionalizimit
jagxhiu 200426
20/04/2026 - 11:00
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka proceduar për votim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që lidhen me racionalizimin dhe vendosjen e vijave të llogaridhënies së agjencive ekzekutive, si pjesë e reformës së administratës publike dhe procesit të integrimeve evropiane.

Përmes këtij ligji, dhjetë institucione të trashëgimisë kulturore konsolidohen në një institucion të vetëm, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, i cili sipas praktikave më të mira të BE-së, integrohet në Ministrinë e Ekonomisë

Në një konferencë për media pas mbledhjesd së Qeverisë, ministri i Digitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, tha se ky projektligj synon rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e administrimit në sektorin e kulturës dhe të ekonomisë.

“Qëllimi i këtij ligji është rritja e efikasitetit, e llogaridhënies në qeverisje dhe përmirësimi i administrimit në sektorin e kulturës dhe atë të ekonomisë. Ky ligj avancon procesin e racionalizimit të agjencive. Përmes këtij ligji, dhjetë institucione të trashëgimisë kulturore konsolidohen në një institucion të vetëm, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, i cili sipas praktikave më të mira të BE-së, integrohet në Ministrinë e Ekonomisë. Procesi i racionalizimit të agjencive është një nga reformat thelbësore në kuadër të reformës së administratës publike që tash udhëhiqet nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike. Kjo reformë ka për qëllim organizimin sa më të mirë dhe sa më racional të administratës publike, rritjen e shpejtësisë së ekzekutimit të veprimeve dhe shërbimeve, rritjen dhe promovimin e efikasitetit, e efektivitetit institucional dhe vendosjen e vijave të qarta të llogaridhënies ndërmjet agjencive dhe ministrive”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026