MINT do t’i subvencionojë ndërmarrjet me 1 milion euro për blerjen e makinerive
Biznes
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), fton Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) të aplikojnë për përkrahje financiare përmes shpalljes së thirrjes publike për subvencionim për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese.

Sipas njoftimit të MINT-it, përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA kap vlerën totale prej 1 milion dhe ka për qëllim zvogëlimin e deficitit tregtar përmes rritjes së kapaciteteve prodhuese të Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVNM), rritjen e investimeve, rritjen e eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

”Granti do të ndahet në tri lot-e, si në vijim: Loti 1 – Ndërmarrjet Mikro (të punësuar deri në 9 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 400,000.00€, Loti 2 – Ndërmarrjet e Vogla (të punësuar 10 deri në 49 punëtorë), Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 400,000.00€, Loti 3 – Ndërmarrjet e Mesme (të punësuar 50 deri në 249 punëtorë) Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 200,000.00€”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu sipas MINT-it një Ndërmarrje Mikro, me të punësuar deri në 9 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 20 mijë euro, ndwrsa Ndërmarrjet e Vogla, me të punësuar deri 49 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 35 mijë euro dhe Ndërmarrjet e Mesme, deri 249 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 50 mijë euro.

Njoftimi për thirrje publike, udhëzuesit dhe mënyra e aplikimit janë të publikuara në ueb-faqen e MINT-it dhe të KIESA-së:

https://mint.rks-gov/net

http://kiesa.rks-gov.net

Informata shtesë mund të merren përmes email adresës: [email protected], jo më vonë se pesë (5) ditë para mbylljes së thirrjes publike.

Aplikimi bëhet përmes email adresës: [email protected].

Afati për dorëzimin e aplikacionit dhe dokumenteve përcjellëse është deri me datën 29.06.2023, në ora 16:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024