Ministrja Pacolli nxjerr vendim për të vendosur rregull dhe ligjshmëri për gurëthyesit në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ministrja Pacolli nxjerr vendim për të vendosur rregull dhe ligjshmëri për gurëthyesit në Kosovë
Ministrja e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli nënshkroi një vendim urgjent për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor.
Vendimi obligon të gjithë operatorët e gurëthyesve që, në mënyrë të menjëhershme, t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike dhe mjedisore.
Operatorët obligohen që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së Ministrisë. Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda tij rezulton me humbjen e të drejtës për shqyrtim administrativ, si dhe aktivizimin e menjëhershëm të inspektimit të jashtëzakonshëm në terren.
Për vite me radhë, malet dhe peizazhet e Kosovës janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.