Organizata Teach Of Kosova ka lansuar projektin një vjeçar i cili ka të bëjë me matjen e performancës së mësimdhënësve dhe rritjen e performancës së mësimdhënësve në institucionet shkollore të vendit. Projekti “Future Of Education”, ka krijuar kornizën dhe grupin punues në të cilin janë përfshirë MASHT, SBASHK, drejtorë të shkollave dhe psikologë e prindërë.
Në këtë konferencë u kërkua që të bëhet vlerësimi i performancës i 22 mijë mësimdhënëse që ka Kosova, deri u tha sa janë inspektuar vetëm shtatëqind mësimdhënës.
Popovci: Ideja për ndryshimin e vlerësimit të përformancës është në zhvillim e sipër
Video: 0:40
Popovci shtoi se vlerësimi i 22 mijë mësimdhënësve në nivel vendi është vështirë i realizuar, pasi që kapacitetet e inspektoratit të arsimit janë të mangëta. Ai bëri thirrje që drejtorët e shkollave ta bëjnë vlerësimin e mësimdhënësve duke bashkëpunuar me ministrinë dhe institucionet tjera arsimore.
Popovci: Një formë e vlerësimit të performancës të bëhet brenda vetë shkollës
“Dhe këtu hynë vlerësimi i performancës si ide d.m.th, ne mendojmë se ky lloj i vlerësimit të performancës i bërë nga inspektorati i arsimit është shumë vështirë i zbatueshëm kur bëhet fjalë për 22 mijë punonjës të arsimit sa për momentin i ka Kosova, prandaj edhe duhet të të mendojmë të përgatitemi që një formë e vlerësimit të performancës të bëhet brenda vetë shkollës, jo vetëm nga drejtorit por edhe me pjesëmarrjen e drejtorisë komunale të arsimit por edhe me një rol tjetër të aktiveve profesionale në drejtim që jemi duke punuar, është pra një grup tjetër i punës i cili është duke e rishikuar rolin e menaxhmentit të mesëm ku aktivet profesionale do të kenë rol edhe në monitorimin e mësimdhënësve por do të kenë rol edhe në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve” tha Popovci.
Egzon Gashi, drejtor ekzekutiv i “Teach of Kosovo”, ka shpalosur idenë e cila është në tre faza kryesore, atë të performancës së mësimdhënësve dhe dhënies së licencave të karrierës dhe performancën e lartë të mësimdhënësve.
Video: 09: 56
“Sot vlerësimi i performancës i mësimdhënësve është një temë e ndjeshme për shumë arsyeje por është gjithashtu një bazë për një sistem arsimor cilësorë. Përmes këtij projekti “Teach Of Kosova”, synon të krijon një sistem për vlerësimin e performancës, i cili është objektiv si dhe informues. Përfshirja e akterëve të ndryshme është kyçe, edhe është pjesa më e rëndësishme e këtij projekti dhe është jetike për me kriju një instrument e cila edhe përdoret dhe po është funksionale. Gjatë këtij viti instrumenti do të na informon për tri gjëra kryesore, së pari ne do të kuptojmë cilët janë mësimdhënësit tanë me performancë më të lartë siç e përmendi zv ministri me pas avancim në karrierë apo në licensë. Së dyti ky projekt ose instrumenti i vlerësimit do të na informon për performancës e mësimdhënësve që duhen të përmirësohen edhe mundemi me informuar zhvillimin profesional që bëhet përmes këtij instrumenti, p.sh. nëse e kemi një komunës të caktuar disa mësimdhënës që kanë në përdorimin e teknologjisë, instrumenti e tregon këtë pjesë ne mundemi me informu komunën apo drejtorinë e arsimit, çfarë trajnime mundemi të ofrojmë për me përmirësu këtë gjendje në komunën përkatëse, e treta është për vlerësim të përformancës ku do të na tregon cilat janë mësimdhënësit që kanë performancë të ulët që kanë nevojë për ndërhyrje më të veçantë për me përmirësu performancën e tyre” tha Gashi.
Buleshkaj: Vetëm shtatëqind mësimdhënësve u është bërë vlerësimi i punës
Video: 15:58
Ky projekt është i mbështetur nga pesë komuna e Kosovës, Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Peja, Podujeva, Mitrovica dhe Fushë Kosova, ku edhe është nënshkruar memorandum bashkëpunimi.