Ministria e Shëndetësisë përfiton mbi 10 milionë dollarë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ministria e Shëndetësisë përfiton mbi 10 milionë dollarë
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka përfituar 10,063,676.00 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund, në kuadër të projektit MAKE READY.
Në njoftimin e bërë publik, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e identifikimit të hershëm të rreziqeve shëndetësore, reagim më të shpejtë ndaj emergjencave, forcimin e sistemeve laboratorike dhe menaxhimin më efikas të emergjencave të shëndetit publik
Më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në nivel global, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm.
Ministria e Shëndetësisë ka shprehur mirënjohje ndaj Pandemic Fund dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.