Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim të kadetëve të FSK-së nga data 3 qershor deri më 17 qershor 2024.
Kadetët e pranuar do të studiojnë në Qendrën për Studime Universitare e FSK-së - Universiteti Amerikan në Kosovë; Republika e Shqipërisë/Akademia Ushtarake - Teknologji Informative në fushën e mbrojtjes, Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes, Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes; Republika e Turqisë - Akademia Ushtarake Tokësore dhe Akademia Ushtarake Mjekësore; Republika e Kroacisë- Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit- Lidershipi dhe Menaxhmenti Ushtarak.
Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.