Ministri Vitia takon Ambasadoren e Kroacisë, do të vazhdojë mbështetja
Lexohet për: 1 min.
IMG_2940
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Bariši?, me të cilën diskutuan sfidat në fushën e shëndetit publik si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen. 

“Gjatë këtij takimi ministri Vitia e falënderoi Ambasadoren Bariši? për mbështetjen që Kroacia ia ka dhënë Kosovës gjatë pandemisë, si dhe diskutuan për mundësinë e një memorandumi të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor. Nga ana tjetër, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Bariši? ka ripërsëritur qëndrimin se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftimin ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025