Ministri Vengu tregon se çka bisedoi me kryeministrin Kurti
Lexohet për: 1 min.
Kurti dhe Pirro Vengu
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka dhënë detaje për takimin e sotëm që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vengu ka shkruar se me Kurtin vendosën theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes.

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, ka shkruar ministri Vengu.

Ministri Pirro Vengu, aktualisht është duke zhvilluar takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedoncin, ku pas takimit do të mbajtën konferencë për media.

https://kosovapress.com/ministri-maqedonci-pret-ne-takim-homologun-e-tij-nga-shqiperia-pirro-vengun

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024