Ministri Peci në Berlin takon homologun gjerman
Lexohet për: 2 min.
287734198_439057368228329_7525171485961184561_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, ministri i Bujqësisë Faton Peci zhvilloi një takim multilateral me ministrin Federal të Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, Cem Ozdemir, ministren e Bujqësisë së Shqipërisë, Frida Krifca dhe ministrin e Bujqësisë të Maqedonisë së Veriut Lupço Nikolovski.

Ky takim u zhvillua në margjinat e Konferencës Ministrore “Të bashkuar për Sigurinë globale ushqimore” të G7 në Berlin, ku po adresohet shqetësimi global mbi sigurinë ushqimore për shkak të agresionit rus në Ukrainë, si dhe rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore, gazit, naftës e të ngjashme.

Ministri Peci theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e bujqësisë, e konkretisht Kosovës, që në një të ardhme të afërt të na ofrohet qasja direkte në fondet e para-anëtarësimit IPARD.

Gjithashtu, ministri Faton Peci e njoftoi ministrin Ozdemir për hapat e ndërmarrë për rritjen e përkrahjes për bujqit kosovarë përmes programeve mbështetëse, duke ndikuar kështu në përmirësimin dhe ngritjen e kapaciteteve prodhuese e përpunuese të bujqve vendorë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025