Ministri Murati priti në takim kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright
Lexohet për: 2 min.
Foto l
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave Hekuran Murati ka pritur sot në takim kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, Alice Albright, të cilën e  falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane në fushën e energjisë, duke shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim.

Me këtë rast, ministri theksoi se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili është i një rëndësie tejet të veçantë për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në vend, veçanërisht në diversifikimin e burimeve energjetike.

Ndërsa Albright shprehu gatishmëri të plotë për bashkëpunim të afërt drejt zbatimit sa më të shpejtë të marrëveshjes, dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në fushën e energjisë, siç edhe parashihet me programin Kompakt.

Albright u shpreh se një investim i tillë në Kosovë po bëhet në kohën e duhur, duke konsideruar zhvillimet e fundit me krizën globale energjetike.

Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025