Ministri Murati: LDK sapo bëri histori në Kuvend
Lexohet për: 2 min.
1 Hekuran Murati (2)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që nuk e votuan marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend. Kështu kjo marrëveshje dështoi që të mos miratohet.

Për çka ministri Murati tha se LDK bëri histori me mosvotimin e kësaj marrëveshje nga e cila do të përfitonin dhjetëra mijëra familje.

Shkrimi i plotë i Muratit:

LDK sapo bëri histori në Kuvend!

Është hera e parë që një marrëveshje financiare ndërkombëtare rrëzohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar me Bankën Botërore kishte për synim reformimin e skemës së ndihmës sociale për të targetuar sa më mirë dhe përfshirë familjet në nevojë, që është aq e nevojshme sidomos në këto kohë.

Po ashtu, projekti kishte synim ndërtimin dhe  integrimin e sistemeve që këto familje të mbështeteshin drejt integrimit në tregun e punës, ashtu që mbështetja sociale të ishte e përkohshme, dhe të shërbente si fazë kalimtare deri në punësimin e tyre.

Nga kjo marrëveshje do të përfitonin dhjetëra mijëra familje.

Në të kaluarën, ka pasur raste kur marreveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar duke mos kaluar kuorumin e nevojshëm prej 80 votave, gjë që ka nënkuptuar se janë shtyrë për seancën e radhës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që ato të rrëzohen kështu si bëri LDK sot.

Por ja që LDK votoi kundër, dhe e rrëzoi.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkuvendi-nuk-miraton-marreveshjen-nderkombetare-per-reformen-e-sistemit-te-ndihmes-sociale/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024