Ministri Mehaj viziton familjen e Rexhep Malës
Lexohet për: 2 min.
271731563_255317580042963_7231804640624943927_n
3 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në 38-vjetorin e rënies së Rexhep Malës, ka vizituar familjen Mala, në përkujtim të veprimtarisë së tij atdhetare.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj ka shkruar se Rexhep Mala, si i burgosur politik në Foçë e pastaj edhe në burgun e Mostarit, asnjëherë nuk u ndal së menduari e së përgatituri për çështjen kombëtare e për bashkimin e kombit.

“Ai ishte shqiptar i madh i cili ishte i gatshëm të paguante çdo çmim për të arritur atë që synonte.  Nuk njihte asnjë pengesë në rrugëtimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Kur u lirua nga burgu, shokët që i mbetën brenda, i përshëndeti duke u thënë: “mirë u pafshim në betejat e radhës, deri në çlirim dhe bashkim kombëtar …”, e këtë e dëshmoi edhe pas daljes nga burgu”, shkruan Mehaj.

“Rexhepi Mala frymëzim të përhershëm dhe të pazëvendësueshëm e kishte Adem Demaçin, prandaj edhe nuk kishte si të ishte ndryshe, veçse patriot i madh për të cilin Shqipëria ishte mbi të gjitha. Lavdi jetës dhe veprës së Rexhepit, ai përherë do të jetë frymëzuesi e ndriçuesi i rrugës sonë”, ka shtuar ai.

Ndërmjet 11 e 12 janarit 1984, Rexhep Malaj 33-vjeç, pa u bërë tetë muaj që u lirua nga burgu i rëndë nëntëvjeçar, bashkë me shokun e tij Nuhi Berisha i cili asokohe ishte student 23-vjeç dhe pjesëmarrës i demonstratave 1981, ranë heroikisht në luftim me forcat serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Me prejardhje nga Komuna e Kamenicës, si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do t’i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për pranverën studentore 1981.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025