Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, priti sot një grup të anesteziologëve të pensionuar.
Në këtë takim, ministri Latifi, kërkoj nga anesteziologët tashmë në pension bashkëpunim, mbështetje dhe ide kreative për ta ndihmuar fushën dhe shërbimet e anesteziologjisë bazuar edhe në përvojat e tyre akademike dhe profesionale. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Bëhet e ditur se bashkëbiseduesit u dakorduan se me punë të përbashkëta ekipore dhe me kontributin dhe përvojën edhe të atyre që ende mund të kontribuojnë, mund të bëhen ndryshime dhe të përmirësohen shërbimet dhe gjendja në shëndetësi.
Anesteziologët e pensionuar u shprehën të gatshëm për të mbështetur ministrin Latifi dhe angazhimet për përmirësimin e gjendjes dhe shërbimeve në shëndetësi.