Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të raportojë sot para deputetëve anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Latifi në këtë komisioni do të raportojë lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19
Kujtojmë që ditë më parë në mbledhjen e këtij komisioni, pas rritjes së numrit të të infektuarve me variantin Omicron ishte diskutuar për situatën me pandeminë, ku anëtarët e pozitës kishin deklaruar se situata është nën kontroll, por që me këtë nuk është pajtuar opozita.
Kryetarja e Komisionit, që vie nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku deklaroi se nuk ka vend për shqetësim, megjithatë ajo pati propozuar që të duhet të raportojë ministri i Shëndetësisë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe ai i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).