Gazetari britanik - Putinit: Je udhëheqës më i dobët se Trump
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Gazetari britanik - Putinit: Je udhëheqës më i dobët se Trump
Foto Ilustruese
2 orë më parë
Linku u kopjua

Gazetari britanik i NBC-së amerikane Kir Hardy Brennan-Simmons në konferencën vjetore për shtyp të presidentit Vladimir Putin, i bëri liderit rus një pyetje të pakëndshme.

Simmons vuri në dukje dështimet e "operacionit special ushtarak" të Rusisë në Ukrainë, humbjet e forcave ushtarake ruse, duke përfshirë vrasjen e fundit të një gjenerali në Moskë dhe rënien e regjimit të Bashar al-Assadit.

"Ju nuk i keni arritur qëllimet tuaja në 'operacionin special ushtarak'. Shumë rusë kanë vdekur, duke përfshirë një gjeneral që vdiq në Siri, regjimi i Assadit që ju e mbështetët, është rrëzuar dhe ju do të jeni një udhëheqës më i dobët. Kur të takoni Donald Trump, ju do të jeni një udhëheqës më i dobët se ai”, tha Simmons.

Putin u përgjigj me qetësi, duke përsëritur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Trump.

"Jam gati për dialog me presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-së në çdo kohë. Jam gjithashtu gati të takohem nëse ai dëshiron. Rusia është forcuar ndjeshëm. Në dy ose tri vjetët e fundit ne po bëhemi një shtet vërtet sovran”, tha ai.

Brennan-Simmons u largua nga salla menjëherë pas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024