Ministri i ri i Jashtëm, Hoxha takim me Gonzaton: Për Shqipërinë, të gjitha rrugët çojnë në Bruksel
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ministri i ri i Jashtëm, Hoxha takim me Gonzaton: Për Shqipërinë, të gjitha rrugët çojnë në Bruksel
Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, Hoxha theksoi se rruga e Shqipërisë mbetet integrimi në BE, duke nënvizuar se bashkëpunimi me partnerët evropianë është prioritet.
“Kur bëhet fjalë për çështjet europiane dhe bashkëpunimin me partnerët europianë, nuk ka fundjava, vetëm ditë. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të kaluar një mëngjes të shtune, sesa takimi me Ambasadorin Gonzato, për të diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhënien tonë gjithnjë e më të afërt dhe më të fortë, duke përfshirë përgatitjet për vizitën time të parë zyrtare jashtë vendit në cilësinë aktuale të Ministrit të Jashtëm. Nuk ka nevojë të hamendësosh destinacionin. Për Shqipërinë, të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel – në Bashkimin Europian”, shkruan Hoxha, transmeton ATSH.
Ferit Hoxha mori detyrën e ministrit të Jashtëm një ditë më parë, pas ndryshimeve në qeveri, duke zëvendësuar Elisa Spiropali.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.