Ministri i Bujqësisë Muja në Paris takohet me homologen franceze, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ministri i Bujqësisë Muja në Paris takohet me homologen franceze, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit
Muja11
24/02/2026 - 18:56
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Paris, ku po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Gjatë qëndrimit në Paris, ministri Muja u takua me ministren franceze të Bujqësisë, Annie Genevard. Në këtë takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Francës në sektorin e bujqësisë, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe nxitja e investimeve të reja franceze në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Muja theksoi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të hapur dhe konkret, duke vënë në pah prioritetet kryesore të institucionit që drejton.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Francën dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, si dhe avancimin e zhvillimit rural në Kosovë. Këto fusha përbëjnë prioritetet tona kryesore dhe janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve,” u shpreh Ministri Muja.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit institucional, me synim arritjen e një marrëveshje konkrete që do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe zonave rurale në të dy vendet.

Vizita e Ministrit Muja në Paris vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ndërkombëtar dhe promovimit të potencialit bujqësor të Kosovës në arenën evropiane”, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026