Ministri Faton Peci viziton fermerët llapjanë që pësuan dëme nga breshëri
Lexohet për: 1 min.
289011931_437856355015097_4012871416290539892_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pas stuhisë e cila preku disa rajone të vendit tonë, e cila ishte e shoqëruar edhe me shira dhe breshër, ministri i Bujqësisë Faton Peci ka vizituar sot fshatrat Lupq i Poshtëm, Lupq i Epërm, Popovë dhe Majancë, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në fermat e bujqve të kësaj ane.

Ai me këtë rast njoftoi fermerët mbi procedurat rreth kompensimit të dëmeve.

“Bujqit që kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësitë natyrore, siç janë erërat e forta, breshëri, vërshimet, përmbytjet dhe ngricat duhet të drejtohen në Drejtorinë Komunale për Bujqësi dhe të raportojnë për to, pasi secila komunë mbledh të dhëna dhe evidenton dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe ato raporte pastaj i sjellin në Ministrinë e Bujqësisë për procedim të mëtejmë”, sqaroi ministri Peci.

Ai u bëri apel komunave që pësuan nga fatkeqësitë natyrore që procesi i vlerësimit të dëmeve të jetë sa më objektiv, për të evituar vonesat në procedimin e pagesave gjatë verifikimit nga MBPZHR-ja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025