Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se procesi i dialogut duhet të ndahet nga ai i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në konferencën e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak, Bislimi ka përsëritur kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese. Megjithatë, ministri çek tha se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është i lidhur ngushtë me dialogun.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se në takimin me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë kanë biseduar për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Sa i përket masave, ministri çek Dvorak deklaroi se Çekia është aleati më i afërt për Kosovën. Ai tha se ka shume për të bërë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë me detyrat e shtëpisë të Kosovës.
Ai shtoi se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është i lidhur me ngushtë me dialogun. /Sh.Pajaziti/