Ministri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, tha sot në një takim të zyrtarëve më të lartë të sigurisë në botë se një luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës nuk është "as e afërt dhe as e pashmangshme".
Ai tha në Forumin e Mbrojtjes Shangri-La të Singaporit se rinovimi i dialogut midis tij dhe homologut të tij kinez ishte i rëndësishëm për të shmangur "keqgjykimet dhe keqkuptimet".
Ai shtoi se kjo është e mundur vetëm nëse të dyja palët bisedojnë. Ministri amerikan tha gjithashtu në Singapor se SHBA mund të jenë "të sigurta vetëm nëse Azia është e sigurt".
Pas takimit me ministrin kinez të mbrojtjes, Austin tha se rajoni Azi-Paqësor mbetet një "prioritet" për Uashingtonin, pavarësisht konflikteve në Evropë dhe Lindjen e Mesme.