Ministri Aliu: Rruga Prishtinë - Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve.

Megjithatë ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se kjo rrugë nuk është projektuar si duhet dhe shpronësimet nuk janë bërë si duhet.

“Rruga Prishtinë-Podujevë është rrugë e torturës dhe rrugë e rreziqeve. Është një anomali e përgjithshme çka kemi parë ne në Ministrinë e Infrastrukturës, rrugët nuk projektohen si duhet dhe nuk kryen shpronësimet si duhet... Kanë mbetur pjesa e finalizimit të rreth-rrotullimit dhe eliminimit  të rreziqeve, dhe pritet të fillojnë punimet gjatë muajit prill dhe një deri në dy muaj është afati i realizimit të këtyre punimeve”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024