Në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2023, janë përplasur ashpër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Tahiri këtë të fundit e kualifikoi si ministre që ka vjedhur rezervat shtetërore.
Mirëpo në reagimin e saj, ministrja Hajdari nënvizoi se s’ka asnjë evidencë se ajo ka vjedhur diçka, derisa e quajti të turpshme dhe të pandershme deklaratën e deputetit Tahiri.
“I nderuar deputet duhet të të vijë turp për shpifjet që po i bën. Gjeje një evidencë ku unë kam vjedhur diçka. I pandershëm, s’po të vjen turp për popullin tonë!”, theksoi Hajdari./KosovaPress/
Projektbuxheti, Sveçla: Policia asnjëherë nuk ka pasur investime më shumë sesa tani - KosovaPress