Ministrat Mehaj dhe Krasniqi vizituan Pejën pas vërshimeve
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe me përfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kanë parë nga afër gjendjen pas vërshimeve të mbrëmshme në Pejë.

Sipas një komunikate, ata vizituan lagjet Asllan Qeshme, Xhemajl Kada dhe Fidanishte të cilat janë dëmtuar dhe prekur më shumë nga këto vërshime.

 “Vizituan familjen Ademaj për t’i shprehur ngushëllime për dy më të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht nga këto vërshime. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë në dispozicion gjithë kapacitetet për të ndërhyrë aty ku ka nevojë. Njësitet e kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

https://kosovapress.com/admin/vershimet-ne-peje-kane-qene-te-pashmangshme/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024