Qeveria ka dërguar në Presidencë emrat e ministrave të rinj propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë kombëtare.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se dekretimi nga presidenti Bajram Begaj pritet të ndodhë të premten kur ai kthehet nga vizita në Kazakistan.
Ndërkohë, parashikohet një seancë e posaçme të hënën në parlament për votimin e tyre.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, më 4 shtator, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama njoftoi emrat e rinj për drejtimin e disa ministrive.
Emrat e propozuar:
Ministër i Financave – Ervin Mete
Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj
Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj
Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku.