Milani ka një kërkesë për Villarrealin sa i përket Gabbias
Lexohet për: 1 min.
10-Milan
1 vit më parë
Linku u kopjua

Milani po punon për ta rikthyer mbrojtësin, Matteo Gabbia nga huazimi i tij te Villarreali këtë janar, për t’i mbuluar hapësirat e mbetura në skuadër.

“Rossonerët” i ka kapluar një krizë e lëndimeve, veçanërisht në repartin defansiv, raporton KosovaPress.

Pierre Kalulu, Simon Kjaer, Mattia Caldara, Malick Thiaw dhe Marco Pellegrino nuk janë të gatshëm, dhe janë jashtë aksionit për Milanin.

Idealja për Stefano Piolin do të ishte të merrte ish-mbrojtësin e Spezias, Jakub Kiwior në huazim nga Arsenali, por që ky i fundit po refuzon ta shqyrtojë këtë opsion.

Sugjerohet nga lajmet e fundit në Itali dhe Spanjë që alternativa më e lirë do të ishte rikthimi i Matteo Gabbias më herët nga huazimi i tij për tërë sezonin te Villarreali.

Gabbia iu bashkua Villarrealit në korrik të vitit 2023 dhe është produkt i akademisë së Milanit.

Deri tani në këtë sezon, Gabbia ka arritur të bëjë 11 paraqitje për Villarrealin në Ligën e Evropës dhe La Liga.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025