“La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Zlatan Ibrahimovic ka dhënë dritën jeshile për të nënshkruar me Benjamin Seskon, dhe kuqezinjtë janë të sigurt se mund të arrijnë një marrëveshje me RB Leipzigun.
Sesko është shfaqur si kandidati kryesor i Milanit për të zëvendësuar Olivier Giroud në sezonin 2024/2025, pasi francezi do t'i bashkohet Los Angeles FC në fund të kontratës së tij muajin e ardhshëm, raporton KosovaPress.
“La Gazzetta dello Sport” pretendon se Sesko ka bindur të gjithë drejtorët e Milanit, përfshirë këshilltarin e RedBird, Ibrahimovic. Sesko është një qendërsulmues klasik me karakteristika të ngjashme me Ibrahimovicin.
Një sulmues shtatlartë me fizik të shkëlqyer dhe aftësi të mira teknike, Sesko plotëson të gjitha kërkesat e Milanit, duke qenë se kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të fortë, të ri me përvojë ndërkombëtare.
“Gazzetta” raporton se disa klube të huaja janë gjithashtu të interesuara për reprezentuesin sllovak, por Milani ka besim se do të jetë në rreshtin e parë dhe shpreson të arrijë një marrëveshje me klubin e Seskos së shpejti.