Milan Radoiçiqit, në ndejën e djalit të tij i vdes në mënyrë “misterioze” bashkëpunëtori i ngushtë?
Lexohet për: 2 min.
vuciiq
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 17 gusht, në Kopaonik, në moshën 58-vjeçare, ka vdekur Aleksandar Grbovic (Aleksandër Gërboviq), bashkëpunëtor i ngushtë i terroristit Milan Radoiçiq. Grbovic, u varros dje (e hënë) në Pozhegë të Serbisë.

Aleksandar Grbovic, ka qenë kolonel ushtarak i Ushtrisë së Serbisë, i specializuar për shërbimet e inteligjencës.

Ai ka vdekur pas mesnatës, gjatë një ndeje që po organizohej në Kopaonik, me rastin e datëlindjes së djalit të terroristit Milan Radoiçiq.

Sipas burimeve të Kosovapress-it, Grbovic, ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të Milan Radoiçiqit. Formalisht, ka qenë drejtor i kompanisë “Novi Pazar”, pronë e Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinovicit.

Aleksandar Grbovic-in e kishte përmendur, më 23 dhjetor të vitit të kaluar, në një konferencë  shtypi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shpalosjes së disa dëshmive lidhur me agresionin në Banjskë të Zveçanit.

“Urdhri për sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, u ishte kumtuar një ditë më herët, pra saktësisht para tre muajve, në mjediset e kompanisë ‘Novi Pazar Put’. Automjetet, armët dhe i gjithë arsenali i përgatitur dhe përdorur në Banjskë, ishin të përqendruara në këtë lokacion. Kjo kompani, e cila është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pronë e vëllezërve Zvonko e Zharko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq. Ndërsa drejtor është një kolonel i pensionuar i ushtrisë serbe, Aleksandar Grboviq, me pseudonimin ‘Grba’. Ai ka marrë pjesë në luftërat e Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i burgut të Nishit për pesë vjet, dhe kryetar i komunës së Pozhegës në vitin 2008”, pati deklaruar Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024