Milan fiton me një lojtar më pak kundër Udinese
Sport
Lexohet për: 2 min.
Milan fiton me një lojtar më pak kundër Udinese
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Milan kanë arkëtuar tri pikë të reja, duke mposhtur sonte në “San Siro” skuadrën e papërshtatshme Udinese me rezultatin minimal 1:0, duke ashpërsuar garën për luftën për titullin e ri në edicionin e ri të garave në Serie A.

Samuel Chukwueze solli kuqezinjtë në epërsi në minutën e 13-të pas asistimit të Christian Pulisic për 1:0.

Ekipi i Paulo Fonseca mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Tiijani Reinders u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të, pas ndërhyrjes së palejuar ndaj Sandi Lovriq.

Deri në fund të takimit shifrat mbetën të pandryshuara në fushë pasi një gol i Udineze u anulua në minutën 45 pas shikimit të VAR-it.

Milan në këtë mënyrë arriti deri te fitorja e katërt pas tetë xhirosh, me 14 pikë të renditura në vendin e katërt, po aq sa kanë edhe Inter e Juventus në pozitat dy dhe tre, dhe Lazio në pozitën e pestë, teksa garës në luftën për titull vazhdon t’i prijë Napoli me 16 pikë, i cili nesër takohet si mysafir kundër Empolit.

Në ndeshjet tjera të ditës së sotme Como 1907 dhe Parma u ndanë në paqe duke luajtur pa fitues 1:1, sikurse edhe Genoa e Bologna, por me rezultatin 2:2, teksa është duke u zhvilluar edhe derbi Juventus - Lazio.

Përveç Empoli-Napoli, nesër zhvillohen edhe ndeshjet e tjera Lecce-Fiorentina, Venezia - Atalanta, Cagliari-Torino dhe derbi tjetër i javës ndërmjet skuadrave të mëdha Roma-Inter.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024